Në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit.
Konjufca është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës me shumicë votash, përkatësisht me 75 vota Pro dhe 27 kundër, ndërkaq abstenuan 6 deputetë, në mesin e tyre edhe vetë Konjufca, çka nxiti që qeshura mes deputetëve në sallë, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se ndonëse gjatë ditës së djeshme njoftuan për dështimin e arritjes së një marrëveshje për koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka votuar kandidatin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca për kryetar të Kuvendit.
Duhet theksuar se kjo kandidaturë i bllokon negociatat LDK-VV, për shkak se posti i kryetarit të Kuvendit ishte në plan t’i takonte partisë së Mustafës. /Reporteri.net