Pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku u prishën matematikat me LDK-së e VV, së ku kjo e fundit propozoi për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufcën, ka folur deputeti i LDK-së, Lumir Abixhiku.
Abdixhiku ka thënë se nëse VV vendosë që të ndjekë e vetme rrugën për krijimin e institucioneve, atëherë LDK do të qëndroj pas vendimit të sotëm të Kryesisë për të shkuar në opozitë, shkruan Reporteri.net.
“Do të vazhdojmë tutje sipas rregullave kushtetuese në vend, ne kemi thënë që të gjitha pozicionet kushtetuese në qoftë se partneri potencial vendos që të ndjekë këtë rrugë. I qëndrojmë propozimit të sotëm të kryesisë”, ka thënë ai.
Vetëvendosje propozoi Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit, pa pasur marrëveshje me LDK’në, edhe pse negociatat nuk u konsideruan të mbyllura dhe gjatë gjithë tyre, palët ishin marrë vesh që kryetari i Kuvendit, t’i jepet LDK’së.
Megjithatë, LDK si kundërpërgjigje veprimeve të fundit të Albin Kurtit, i cili po e shpallte partinë e Isa Mustafës si bllokuese të formimit të institucioneve, vendosi që të ia votojë VV’së të gjitha institucionet edhe pa u bërë fare pjesë e qeverisë. /reporteri.net