×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Filloi një kapitull i ri për Kosovën

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 17:21

    Pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku u prishën matematikat me LDK-së e VV, së ku kjo e fundit propozoi për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufcën, ka folur deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu.


    Haxhiu shkurt ka shkruar se sot ka filluar një kapitull i ri e i mbarë për Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    “Kapitull i ri e i mbarë për Kosovën!”, ka shkruar shkurt ajo.

    Vetëvendosje propozoi Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit, pa pasur marrëveshje me LDK-në, edhe pse palët ishin marrë vesh më parë që ky post ti takonte LDK-së.

    Në anën tjetër deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se nëse VV vendosë që të ndjekë e vetme rrugën për krijimin e institucioneve, atëherë LDK do të qëndroj pas vendimit të sotëm të Kryesisë për të shkuar në opozitë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!