Jahja Koka, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, që udhëhoqi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës si deputeti më i moshuar i Legjislaturës VII, ka thënë se nuk është befasi përzgjedhja e Glauk Konjufcës të VV-së kryeparlamentar.
Koka ka thënë se pret që VV dhe LDK të udhëheqin bashkë shtetin, “ashtu siç kërkoi populli për ndryshim”.
“Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku do të udhëheqin parlamentin dhe qeverinë dhe besoj se në mënyrë të mençur, patriotike, me duar të pastra do të realizojnë atë që s’është bërë deri tani”.
“Ndryshimi i shumë pritur besoj se do të arrihet. Nuk e di pse befasi (zgjedhja e Konjufcës). Unë kreva detyrën time. Kryetari i ri u zgjodh me shumicë votash. U propozua dhe u zgjodh në mënyrë shumë të suksesshme”, ka deklaruar më tej ai
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.