×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe babai i kryetarit Konjufca, kishte pozitë të lartë në Kuvendin e Kosovës

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 18:05

    Glauk Konjufca sot u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, por ai nuk është i pari i familjes Konjufca që mbanë pozitë të lartë në këtë institucion.


    Edhe pse pjesë e administratës, dhe jo ndonjë pozitë si përfaqësues i popullit, babai i Glaukut, Sherif Konjufca, për një kohë të gjatë, ka shërbyer në Kuvendin e Kosovës.

    Ai që nga paslufta, e deri në pensionim, ka mbajtur pozitën e Drejtorit për media në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Konjufca ‘senior’ ka mbajtur këtë pozitë, para se Glakuku e edhe Vetëvendosje të bëheshin pjesë e Kuvendit të Kosovës.

    Sherif Konjufca, ka rreth dy vite që është pensionuar, dhe më nuk është pjesë e administratës së Kuvendit të Kosovës, por nga sot ka djalin me pozitën më të lartë politike në Kuvend. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!