Kreu i VV-së, Albin Kurti ka folur pas konstituimit të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Kurti ka thënë se konstituimi i Kuvendit është një lajm i mirë për demokracinë. Sipas tij me këtë hap është vendosur në qendër të vëmendjes interesi i përgjithshëm para çdo interesi tjetër, shkruan Reporteri.net.
Ai është shprehur se zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit nuk ka qenë befasi për LDK-në, post ky që gjatë negociatave me këtë parti, i takonte LDK-së.
Megjithatë pas këtij hapi të befasishëm, për të cilin LDK nuk ishte në dijeni, Kurti ka thënë se do të vazhdojnë komunikimet me këtë parti për formimin e Qeverisë së re.
“Është ditë e mirë për demokracinë meqenëse u konstituua Kuvendi. Kuvendi është tempulli i demokracisë dhe ligjvënies. Me këtë hap kemi treguar një lloj qytetërimi demokratik, ngase për dallim nga legjislaturat e mëparshme nuk e kemi bllokuar konstituimin e Kuvendit. Me interesin e përgjithshëm para çdo interesi tjetër, besoj se do të kemi qeverinë e re. Ne jemi në kontakt të rregullt, me siguri do të kemi komunikime, takime. Nuk e di kush sa ka qenë në dijeni por nuk mendoj se mund të ketë qenë befasi”, është shprehur Konjufca. /Reporteri.net