×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Për koalicion parazgjedhor VV na ofroi postin e presidentit, ne e refuzuam

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 20:31

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur rreth konstituimit të Kuvendit, ku Glauk Konjfuca nga Vetëvendosje u zgjodh kryetar i Kuvendit.


    Mustafa ka thënë se propozimi i Konjufcës për kryetar të Kuvendit ishte veprim i njëanshëm, për të cilin LDK-ja nuk ka pasur asnjë informatë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka folur edhe për postin e presidentit i cili u bë mollë sherri mes këtyre dy partive, e që ndër të tjera çoi edhe në dështimin e marrëveshjes. Mustafa ka thënë se propozimi që LDK-së ti takonte posti i presidentit ishte dhënë fillimisht nga Vetëvendosje gjatë kërkesave për koalicion parazgjedhor.

    Mustafa thotë se atë kohë, LDK vendosi që ta refuzojë këtë marrëveshje.

    “Ai pat qenë si propozim që u pat dhënë fillimisht nga LVV për koalicionin parazgjedhor. Ka qenë propozim burimor i Vetëvendosjes. Kanë pritur që tu japim përgjigje, ne nuk u dhamë. Pas zgjedhjeve,  jemi ulur kemi biseduar edhe për presidentin dhe çështjet e tjera. Ai që e ka kryeministrin nuk duhet ta ketë edhe presidentin sepse bëhet një monopol i fuqisë politik”, ka thënë ndër të tjera Mustafa. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!