×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli përgjigjet nëse do të pranonte të hynin në koalicion me VV’në, në rast të një oferte

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 21:20

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen, pas dështimit të një marrëveshje në mes të partive të Kurtit dhe Mustafës.


    I pyetur se a do të pranonte të diskutonte ofertën eventuale të VV’së për koalicion ka thëne se PDK e ka bërë të qartë pozicionin e saj menjëherë pas zgjedhjeve.

    Ai ka thënë se do ta respektojnë vullnetin qytetar të dhënë përmes votës, duke qëndruar në opozitë.

    Veseli në  Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se pas konstituimit të legjislaturës së re u ka bërë thirrje partive fituese të zgjedhjeve që të procedojnë me formimin e institucioneve dhe mos ta fusin vendin në bllokadë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!