×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Britanike uron Konjufcën: Qytetarët meritojnë krijimin e Qeverisë së re sa më shpejt

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 21:53

    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se tani pas konstituimit të Kuvendit, votuesit e Kosovës meritojnë të kenë sa më shpejtë qeverinë për të cilën votuan me 6 tetor.


    Kjo ambasadë përmes një shkrimi në Facebook thotë se pothuajse tre muaj që nga zgjedhjet parlamentare, formimi i një qeverie të re është vonuar.

    “Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë kryetarin e re, Glauk Konjufcën dhe zëvendëskryetarët e ri. Pothuajse tre muaj që nga zgjedhjet parlamentare, formimi i një qeverie të re është vonuar”.

    “Tani që është konstituuar Kuvendi, votuesit e Kosovës meritojnë të kenë sa më shpejtë qeverinë për të cilën votuan me 6 tetor”.

    https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1466385696853850

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!