Të enjten, ka filluar zyrtarisht edhe sezona e shtatë e Parlamentit të Kosovës, me ç’rast kryetar i legjislativit, u zgjodh Glauk Konjufca.
Konjufcën, e propozoi vet kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kjo ka nxënë në habi deputetët e LDK-së.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, nëpërmjet një deklarate për “Bota sot”, ka thënë se që nga dita e djeshme raportet në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes, janë në pikën më të ulët.
Siç tha ai, partneriteti në qeverisje nuk ndërtohet me akuza e mosbesim.
“Një raport i ndërtuar me vështirësi pas një historie jo të këndshme tani po rrezikohet. Mund të thuhet që tani nga dje jemi në pikën më të ulët të bashkëpunimit. Partneriteti në qeverisje nuk ndërtohet me akuza e mosbesim duke bërë veten si luftëtar të korrupsionit e tjerët si dekor”, tha ai.
Avdyli, shtoi se korrupsionin nuk e lufton MPB por organet e gjygjësisë që janë me shumë ndërlidhura me Ministrin e Drejtësisë.
“Partneriteti qeverisës nderohet me balans pushtetesh në mirëbesim e jo me dëshirën e marrjes së pushtetit komplet për vetën në të gjitha shtyllat qeverisëse sepse qytetari ka vendos për një balans pushtetesh ku i pari merr pak më shumë dhe pozitën kryesore në shtet që është Kryeministri. Tani raportet janë më të komplikuara por nëse ka vullnet që Albin Kurti të bëhet kryeministër edhe mund të gjendet zgjidhja çdo herë”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.