Gjatë ditës së sotme Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë dy ftesa kryetarit të VV-së, Albin Kurtit që ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë.
Mirëpo, ky i fundit i kishte refuzuar ftesat e Thaçit, duke u arsyetuar se është jashtë Prishtinës, teksa raportohej se Albin Kurti është parë në Prishtinë, shkruan Reporteri.net
Pas reagimeve të shumta, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Lëvisjes Vetëvendosje, ku përmes një postimi në Facebook, kanë publikuar letrën dedikuar Presidentit të Republikës Kosovës, Hashim Thaçit.
“I nderuar President i Republikës së Kosovës, ju falemnderit për dy ftesat e sotme që të takohemi sot, ftesa këto fillimisht të publikuara nëpër portale pastaj mbërrinë në zyrën tonë. Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte. Për t’u konsultuar për caktimin e mandatit për formimin e Qeverisë, takohemi gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë po i shqyrtoj këto nenet që i keni përmendur në dy letrat e mia. Sinqerisht, Albin Kurit!” thuhet në njoftimin e LVV-së.
Ndryshe, Thaçi e ka ftuar sot dy herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës. Kurti megjithatë e ka refuzuar këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë.
Ftesa e dytë ishte bërë për në orën 20:00, ndërsa as këtë ftesë, Kurti nuk e ka pranuar.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.