Kryetari i Lëvzjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ia ka përmendur emrin presidentit, Hashim Thaçit në letrën të cilën ia ka dërguar pak minuta më parë.
Hashim Thaçi sot dy herë i ka dërguar ftesë Albin Kurtit, por që ky i fundit ka refuzuar të shkojë në takim me Presidentin e Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net
Kreu i VV-së para pak minutave ia ka dërguar një letër Thaçit, ku të njëjtit nuk ia ka përmendur emrin fare duke iu referuar vetëm si President i Republikës së Kosovës.
“I nderuar President i Republikës së Kosovës, ju falemnderit për dy ftesat e sotme që të takohemi sot, ftesa këto fillimisht të publikuara nëpër portale pastaj mbërrinë në zyrën tonë. Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte. Për t’u konsultuar për caktimin e mandatit për formimin e Qeverisë, takohemi gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë po i shqyrtoj këto nenet që i keni përmendur në dy letrat e mia. Sinqerisht, Albin Kurit!” shkruhet në letrën e publikuar nga faqja zyrtare e VV-së. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.