×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti ishte në Shkup, thotë se ka kohë për t’u takuar me Thaçin

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 18:51

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e ka konsideruar me të rëndësishme një vizitë të tij në Shkup se sa të qëndrojë në Prishtinë për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë.


    “Kam marrë sot dy ftesa, por agjenda e krerëve të shtetit është shumë e ngjeshur. Prandaj nuk mund të takohemi ashtu, përveç kur ka ndonjë fatkeqësi ose ndonjë urgjencë tjetër”, ka thënë Kurti në Prishtinë.
    Ai ka thënë se sigurisht që do të takohet me Thaçin, por që paraprakisht ka potencuar se do të shqyrtoj nenet që janë përmendur.
    “ Kam qenë në Shkup dhe unë nuk e kam agjendën sot për sot”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!