×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj thotë se vendi ka hyrë në krizë politike

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 8:55

    Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se vendi ka hyrë në krizë politike.


    Ai ka deklaruar se kjo po ndodh për shkak se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë mirëbesim mes vete për ta formuar qeverinë e ardhshme të vendit.

    Hoxhaj ka thënë për “Epoka e re” se u takon VV-së dhe LDK-së t’i formojnë institucionet, pasi ato janë deklaruar publikisht para qytetarëve për një gjë të tillë.

    Ai ka vlerësuar se në 20 vjetët e fundit, Kosova është dëmtuar me qeveri me mandat afatshkurtër.

    Hoxhaj ka thënë se vendi nuk duhet të shkojë sërish në zgjedhje të reja.

    “Nuk mendoj se më 6 tetor qytetarët kanë dalë në zgjedhje, për të mbajtur sërish zgjedhje të parakohshme”.

    “Qytetarët presin që të ketë institucione të reja dhe të mos blihet kohë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!