×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk u paraqit për mandatim te Thaçi, Çun Lajçi i dërgon një porosi Albin Kurtit

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 16:08

    Aktori dhe shkrimtari, Çun Lajçi, i ka shkruar sot një porosi liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.


    Lajçi ne letrën e tij e ka lutur Kurtin që t’ia marr pa frikë mandatin Hashim Thaçit dhe që të lidh koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të bashkëqeverisur.

    Ndër të tjera artisti Kosovar i ka bërë thirrje Kurtit që të largohet nga mendimet narcizoide pasi që Kosovës duhet t’i hapen rrugët.

    Shkrimi i plotë i Lajçit:

    Lum Albini

    Mos u ba si Micat pa mbiemna, m’u turrë me i hip kalit me bajrak n’dorë e me thye qafën tue zbritë kah bishti!

    Unë s’jam i ditun si ti e të tjerët (edhe pse pak shkollë jete bana) me t’mësua si hipet e si zbritet pa u thye, si qeshet e si nderohet pa t’përqeshë, si punohet e si fitohet pa t’sha, si rritesh e s’bahesh mendjemadh!

    Mos kno m’thoshte baba kur qyqja knon se ia then rremin e kanga të nxihet!

    Miku im, s’po m’pëlqejnë përuljet, përkuljet kot s’koti, kur po përshendetësh, as buzagazi i tharpt, e s’di si Qosja me t’këshillua keq! Sidoqoftë, kujdes se demagogjia zbulohet leht n’përkulje koti! Ti s’je ai i duhuni që duhet t’përkulesh!

    Hiçu mendimeve narcisoide që t’i mbyllin dyert, se popullit duhesh me i çelë rrugë!

    Gjarpnit mos ia kqyr sytë nëse ia ke dronë helmit e verbimit, po merrja mandatin e besoi vetes ma parë se Vjosës, Isës e Avdullahut, e lidh besë me ta e dy herë me veten, e bahu besnik për me kërkua besnikninë te ata, se boll na prinë karajfilat!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!