Një protestë e veçantë është parë rrugëve të Spanjës në fundin e marsit. Me thirrjet “España vaciada, España arruinada” (Spanja e boshatisur, Spanjë e rrënuar) mijëra vetë kërkojnë nga Qeveria zgjidhje për plagën e madhe të boshatisjes së shumë zonave të Spanjës, sidomos të atyre rurale.
Për të kuptuar gjendjen në të cilën ndodhet Spanja ja disa shifra: Shumica e komunave spanjolle kanë një densitet prej 12,5 banorë për kilometër katror, një nga shifrat më të ulëta të Bashkimit Europian.
Rreth 90% e popullsisë së Spanjës është e përqendruar në vetëm 30 % të territorit, transmeton Shqiptarja.com.
Atëherë sipas prestigjozes Bloomberg banorët po organizohen për të shitur bashkë shtëpitë e braktisura siç ndodhi me fshatin Acorrada, i cili u shit i tëri për 85 mijë euro, apo një tjetër fshat i blerë nga një çift holandez për 150 mijë euro.
Në këtë mënyrë agjencia imobiliare e spacializuar, Aldeas Abandonadas, shiti vjet 40 fshatra dhe përmes reklamimit, apo favorizimeve fiskale, gjendja ka nisur të ndryshojë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.