×
  • Lajme
  • Lajme

    Me ndihmën e qytetarëve arrestohet personi i shumëkërkuar nga Policia e Kosovës

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 17:58

    Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për një rast të veprës penale.


    Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 20.12.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar HYSEN ( Alush) DOBROSHI, i cili kërkohej për: veprën penale “vjedhje e rëndë”.

    Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 28.12.2019 është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore-ekipi i sektorëve të stacionit policor Pejë – DRP-Pejë.

    I dyshuari i lartcekur është dërguar në vuajtje dënimi për 1(një) në Qendrën Korrektuese Dubravë.

    Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët
    policore.
    Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një
    vend më të sigurt.

    Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e
    bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!