Gjatë ditës së djeshme, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë dy ftesa kryetarit të VV-së, Albin Kurtit për takim konsultativ për të caktuar mandatarin për formimin e qeverisë së re.
Që të dy këto ftesa u refuzuan nga kreu i VV-së i cili tha se nuk ndodhet në Prishtinë, andaj edhe nuk mund t’i përgjigjet ftesës së Thaçit, shkruan Reporteri.net.
Derisa askush nga Vetëvendosje nuk fliste për vendndodhjen e Kurtit, ai u paraqit në ndejën e organizuar me gazetarë e përfaqësues të mediave, nga ku tha se sigurisht që do të takohet me Thaçin, por që paraprakisht ka potencuar se do të shqyrtoj nenet që janë përmendur në letrat e Thaçit.
Vetëvendosje përmes një komunikate në Facebook, ka njoftuar tek një ditë më vonë për koktejin e organizuar pikërisht në ditën kur Kurti mori dy ftesa për të shkuar në presidencë.
Postimi i plotë:
Mbrëmë, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi një koktej me gazetarë, redaktorë e përfaqësues mediash.
Së bashku me Sekretariatin për Media dhe Komunikimin ishin edhe Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, Kryetari dhe Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Arbërie Ngavaci e deputetë e zyrtarë të tjerë nga Lëvizja.
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka organizuar shumë aktivitete, shumë konferenca, shumë paraqitje televizive e intervista të shkruara nëpër mediat tona dhe ato të huaja. Një pjesë të mesazhit e kemi përccuar tek qytetarët përmes tyre dhe jemi informuar nga to jashtëzakonisht shumë.
Duke iu uruar edhe një vit të mbarë, me shumë punë dhe duke u angazhuar së bashku në fuqizimin e fjalës së lirë, urojmë vitin 2020 me sa më shumë lajme të mira.
https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156421324627000?__xts__%5B0%5D=68.ARDpCJKXyLyk_4I4mJ0OFzXkmyr1Tgc5aRmttCvmjlPEZFlZmahJqHFQ5yFMLI1FVA1BDkxfzn1-B8SThg8TDAIZQl8Ea2Bs_IoXAuVPOn9nBSFZ0lbQr8vUigP6AqmXVkkrA6RdN9Z95o7RlehaqyGqwT4HJVzYhBvkwhurVl69XhGlxUD818VYPAiGqd93voW9lRUizmwuravJuiTo0Cn-Xoga2_qZOy2nTT5DKhWZJdqOos5vy6-Kk-QdSHPu-IaQKeGFyjkpJpyjJ6k8Ivk4ptS7SeOP8sq2PD5gYTG-K9QdXlKqRMTnrKx_2wLVVTc7Zpz5ebW2yA9g_E-ePoDlZaiTSt_-Z-RxLM8ZYpigH2PJrjILSWg4OUdMg_hacDkyD66lVGnhnFgYU_51tylhoIxEZJXTFBguvrm0OSdXBHi1TRwj1mMLL4QqfHZP6A&__tn__=-R