×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurtin dhe disa njerëz do t’i djeg në zgjedhje”, komentet e mëhershme të Haxhi Hotit për liderin e VV-së

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 21:37

    Haxhi Hoti, anëtar i Nismës Socialdemokrate ka kërkuar falje për deklaratën e tij skandaloze në të cilën përmendte vrasjen e mundshme të kryetarit të VV-së, Albin Kurti.


    “Albin Kurti i ka dy rrugë, ose ta lëshoj Kosovën, ose të vritet”, theksonte Hoti përmes një postimi në Facebook.

    Mirëpo, Hoti siç duket është i fiksuar pas liderit të VV-së, Albin Kurti.

    Në një postim të mëhershëm të tij, ai kishte publikuar një fotografi nga një aktivitet kur kishte mbajtur fjalim në Rahovec.

    Në të shkruante se Kurtin dhe disa njerëz tjerë, do t’i djegë në zgjedhjet e 6 tetorit.

    Madje bënte thirrje për njerëzit, që nëse duan ta dijnë se çka është politika, të futen e të shohin në profilin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!