Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjilanit. Aty një pjestar i policisë së Kosovës me inicialet V.H ka goditur për vdekje një person i moshës madhore në mes të rrugës “Nato 99”, në Gjilan.
Lajmin për vrasjen e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mund të ju konfirmojë se rreth orës 04:50 në rrugën ‘Nato 99”, ka ndodhur një vrasje. Motivet ende nuk dihen. Policia dhe ekipet e tjera kanë ndalë në vendin e ngjarjes si dhe po i vazhdojnë hetimet. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”.
E ndërkohë, zyrtari policor me inicialet V.H e ka goditur për vdekje viktimën. Polici është i Gjilanit, mirëpo veprimtarin e tij si zyrtarë policor e ushtron në Prishtinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.