×
  • Lajme
  • Lajme

    Mimoza Kusari reagon ndaj kërcënimit të Hotit: Grushti i fundit për të na kthyer në realitet

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 11:23

    Pas kërcënimit të djeshëm të Haxhi Hotit, ndaj liderit të VV-së Albin Kurtit, ka reaguar Mimoza Kusari-Lila.


    Ajo tha se kërcënimi i djeshëm i Haxhi Hotit drejtuar kandidatit për Kryeministër Albin Kurtit, është grushti i fundit për të na zgjuar nga ëndrra dhe për t’na kthyer në realitet, në të cilin shkelësit duhet dënuar dhe besimi se ata do të pranojnë ndryshimet pa zhurmë është i rremë.

    “Çdo vonim i mëtutjeshëm i formimit të Qeverisë, do të sjellë fjalë, fyerje e akte tjera të gjithë atyre që u përmbajtën në fushatë dhe në zgjedhje”, shkroi Kusari.

    Postimi i plotë:

    Mirëmëngjesi Kosovë,

    Gëzuar e Diela e fundit e dekadës!

    Përtej datave dhe festës që do të donim ta shijonim ndryshe, vjen edhe idhësimi nga gjuha fyerse dhe kërcënuese e një kandidati për deputet i koalicionit Nisma – AKR – PD.

    Kërcënimi i djeshëm i Haxhi Hotit drejtuar kandidatit për Kryeministër Albin Kurtit, është grushti i fundit për të na zgjuar nga ëndrra dhe për t’na kthyer në realitet, në të cilin shkelësit duhet dënuar dhe besimi se ata do të pranojnë ndryshimet pa zhurmë është i rremë.

    Do të ketë prapë kërcënime, përpjekje për destabilitet dhe shantazhe nga më të ndryshmet. Kapësit nuk e lëshojnë prenë lehtë pa zhurmë. Dhe kjo zhurmë do të vie në forma dhe mënyra të ndryshme, por mos të shpresoj dikush se do të largohet lehtë.

    Çdo vonim i mëtutjeshëm i formimit të Qeverisë, do të sjellë fjalë, fyerje e akte tjera të gjithë atyre që u përmbajtën në fushatë dhe në zgjedhje.
    Institucionet e drejtësisë duhet të marrin seriozisht aktin jo vetëm për përmbajtjen e tij, por edhe për “frymëzimin” që e përcjellë tek tjerët që ndihen njejtë sikur Haxhi Hoti.

    Ndryshimi në Kosovë s’ka alternativë, vonesë mund të ketë, por kthim prapa asnjëherë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!