Deklarata e çuditshme e anëtarit të NISMA-së, Haxhi Hotit, ka ngjallur debate dhe reagime të shumta në rrjete sociale.
Pasi ky i fundit publikoi një status duke bërë thirrje për vrasjen e Albinit, ai e fshiu duke kërkuar falje publike.
I tillë ishte edhe reagimi i shkrimtarit të njohur, Çun Lajçit, i cili tha se nëse policia e Kosovës nuk ia dredhë qafën Hotit, atëherë do të bëhemi ne rojet e Albinit e edhe Kryeministrit, shkruan Reporteri.net
“Dhe mos harro, se nëse policia e Kosovës nuk ta dredhë qafën ty e atyne që t’përkrahin, do t’bahemi Ne rojet e Albinit, Kryeministrit, dhe Ti do t’mbetësh sorrë pa pupla”, ka shkruar ndër të tjera Lajçi.
Sipas tij, Hoti është e zeza e familjes së tij ku Lajçi ia dedikon disa fjalë duke i thënë se nuk vritet Albini, sepse Albin Kurti jemi e gjithë Kosova.
“Ti Haxhi pa mjekërr për Qabe.Ti i Nismes pa Nisje, i vendnumërimit, numërimit e rinumërimit të farave t’zeza për mbjelljen e krimit. Ti e zeza e familjes sate, e kokës kungull pa fara. Ti korb pa atdhe. Nuk vritet Albin Kurti jo, se Albin jam unë e Albin asht e gjithë rinia kosovare. Dhe mos harro, se nëse policia e Kosovës nuk ta dredhë qafën ty e atyne që t’përkrahin, do t’bahemi Ne rojet e Albinit, Kryeministrit, dhe Ti do t’mbetësh sorrë pa pupla”, ka shkruar Lajçi.