Zyra e Kryeministrit ka dënuar vrasjen e sotme të një qytetari në Gjilan nga një zyrtar policor, derisa ka ftuar organet e rendit të ndërmarrin masat për ndriçimin e rastit.
“Zyra e Kryeministrit, dënon vrasjen e një qytetari të Kosovës, nga një pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Me këtë rast, Zyra e Kryeministrit, fton organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të identifikuar shkakun dhe për të marrë vendimet e duhura, deri në ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Zyra e Kryeministrit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit.
“Me këtë rast, Zyra e Kryeministrit u ka bërë thirrje mediave që për lajmet e tilla, para se të plasojnë lajmet, të marrin informata të sakta dhe të mos përhapin të pavërteta, në të njëjtën kohë sqaron se polici i identifikuar si kryes i kësaj vepre, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ekipit të mbrojtjes së afërt, të kryeministrit në detyrë”, thuhet në komunikatë.