×
  • Lajme
  • Lajme

    Në 28 vjetorin sulmit të parë, bëhen homazhe tek kompleksi “Adem Jashari”

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 13:01

    Me rastin e 30 Dhjetorit- Ditës së Veteranëve dhe sulmit të parë ndaj familjes Jashari, sot në Prekaz janë bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari”.


    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me një grup veteranësh bënë homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe pjesëtarëve tjerë të familjes së tij.

    Ata së bashku nderuan familjen Jashari për mundin, sakrificën dhe luftën e bërë kundër okupatorit serb.

    Jashari tha se 30 dhjetori i 28 vjetëve më parë ishte ditë e ftohtë, e cila u karakterizua me pjesëmarrje të madhe të forcave serbe në sulmin kundër familjes Jashari.

    Kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati tha se në këtë ditë 28 vjet më parë u bë sulmi i parë ndaj familjes Jashari dhe sulmi i parë ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. Ai tha se shkëndijat e para të lirisë janë në këtë vend.

    Kujtojmë se sulmi i parë i forcave kriminale serbe ndaj familjes Jashari ndodhi më 30 dhjetor 1991.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!