×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizja “Vatra” nderon Lutfi Hazirin me çmimin “Dembeli i Artë”

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 13:04

    Lëvizja “Vatra” në Gjilan, ka nderuar nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin, me çmimin “Dembeli i artë”.


    Sipas kësaj lëvizje kjo medalje i akordohet z.Hazirit me motivacionin se ai po bënë menagjim katastrofal në Komunën e Gjilanit, po neglizhon problemet të furnizimit me ujë e gjithashtu edhe mosmarrjen e punëve të Gjilanit, por vetëm të Prishtinës.

    LQV, ka theksuar duke shpresur se ky çmim ta kthjellë sakopak z.Hazirin për mandatin e mbetur, shkruan Repoteri.net

    “Me rastin e fundvitit, LQV “dekoron” kryetarin e Gjilanit me medaljen Dembeli i Artë. Kjo medalje i akordohet z. Hazirit me motivacionin për:
    1. menagjimin katastrofal të Komunës së Gjilanit
    2. neglizhimin total të problemit të furnizimit me ujë
    3. mosmarrjen me punët e Gjilanit, por vetëm të Prishtinës; plus shumë dështime tjera të cilat po ti numëronim një nga një do ta zinte viti i ri 2021. Urojmë që ky çmim sadopak ta kthjellë z. Hazirin për mandatin e mbetur”, thuhet në njoftimin e LQV.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!