×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Presidenti Meta dekreton me rezerva buxhetin e vitit 2020

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 15:14

    Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me rezerva Ligjin për buxhetin e vitit 2020.


    Sipas tij, Ligji është miratuar me vonesë dhe dekretimi ka ardhur me qëllim për të mos penguar zbatimin e masave të menjëhershme që lidhen me riparimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.

    “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, për të mos penguar zbatimin e masave të menjëhershme që lidhen me riparimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, ka dekretuar pa vonesë Ligjin nr. 88/2019 për buxhetin e shtetit për vitin 2020”, thuhet në arsyetimin e Presidencës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!