Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka qenë sërish cak i sulmeve. Pas një kërcënimi që kishte marrë para një jave në zyrën e tij në Komunë, kësaj here i është dëmtuar vetura nga një person i panjohur.
Gazeta Online Reporteri.net, nga burime brenda Komunës, ka mësuar se veturës zyrtare të kryetarit Shpend Ahmeti i është shqyer me qëllim një gomë.
Ky burim ka thënë se fillimisht është menduar se goma ka mundur të pësoj dëme gjatë qarkullimit, por pas shikimit të kamerave të sigurisë, është vërejtur se dëmi është shkaktuar nga një person i panjohur, në parking.
Reporteri.net, ka kontaktuar edhe policinë e Kosovës, e cila nuk ka dhënë shumë detaje për rastin, por vetëm ka treguar për një raportim që sipas zëdhënëses Florije Ahmeti, është iniciuar sot.
“Sot eshte iniciuar një rast dëmtim apo asgjësim i pasurisë së luajtshme. Rasti ka ndodhur në rrugën UÇK në Prishtinë. Me rastin po merren njesitet kompetente”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti.
Vlenë të theksohet, se kryetari Ahmeti, para një jave ishte kërcënuar nga një person në zyrën e tij. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.