×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet edhe video e sulmit ndaj veturës së Shpend Ahmetit

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 16:25

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka qenë sërish cak i sulmeve. Pas një kërcënimi që kishte marrë para një jave në zyrën e tij në Komunë, kësaj here i është dëmtuar vetura nga një person i panjohur.


    Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se i është dëmtuar rrota e veturës nga një person, çka e ka publikuar edhe videon.

    Ahmeti thotë se dëmtimi i veturës nuk mund të kuptohet veç si kërcënim ndaj tij, por shton se e kanë të kotë.

    “Herët në mëngjes të shtunen, një person e ka pre me thikë rroten e makines së Komunës të cilën e përdori për dalje në terren. Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe pos tentim kërcënimj. Kërcënimet e tilla janë të kota, pa marr parasysh se nga kush vijnë dhe çka synojnë. Rastin e kemi lajmëruar në polici por meqenëse mediat po thërrasin menjëherë pas lajmerimeve në polici, këtë video po e postojmë vet. Kot e keni, kushdo që jeni!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, ndërsa ka publikuar dhe videon.

    Kujtojmë se Gazeta Online “Reporteri.net” është mediumi i parë që ka raportuar që një person i dëmton qëllimshëm veturën zyrtare.

    Gazeta Online Reporteri.net, nga burime brenda Komunës, ka mësuar se fillimisht është menduar se goma ka mundur të pësoj dëme gjatë qarkullimit, por pas shikimit të kamerave të sigurisë, është vërejtur se dëmi është shkaktuar nga një person i panjohur, në parking.

    Reporteri.net, ka kontaktuar edhe policinë e Kosovës, e cila nuk ka dhënë shumë detaje për rastin, por vetëm ka treguar për një raportim që sipas zëdhënëses Florije Ahmeti, është iniciuar sot.

    “Sot është iniciuar një rast dëmtim apo asgjësim i pasurisë së luajtshme. Rasti ka ndodhur në rrugën UÇK në Prishtinë. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti.

    Vlenë të theksohet, se kryetari Ahmeti, para një jave ishte kërcënuar nga një person në zyrën e tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!