×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri i çon mesazh VV-së: Duhet të keni arsye të mëdha që të na ktheni në bisedime

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 16:47

    Pas votimit të nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, situata ka ndryshuar.


    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në një intervistë për KosovaPress, thotë se veprimi siç e cilëson të njëanshëm për propozimin e Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit, e më pas votimin e tij, ka lënë pasoja në negociatat e tyre.

    Sipas tij, palët nuk duhet të kthehen në pikën zero të bisedimeve dhe t’i hedhin poshtë gjitha diskutimet paraprake.

    Haziri flet edhe për mundësitë e rikthimit të postit të kryeparlamentarit, votimin e qeverisës së pakicës, insistimin në postin e presidentit dhe zgjedhjet e reja.

    “Jo detyrimisht duhet të diskutohet për gjithçka, por duhet të gjendet një rrugë që kthen palët në tavolinë. Duhet arsye e madhe që palët me u kthyer në bisedime. Arsye e madhe politike me u kthyer në bisedime. Duhet besim i madh me u ndërtu, sepse mosbesimi po shihet deri ku ka qu, deri tek vendimet e njëanshme. Duhet me përballu politikisht këtë situatë sepse vendi nuk duhet të hyjë në krizë politike”, thotë Haziri.

    Mbi kërkesat e reja të LDK-së, pas votimit të nënkryetarit të VV-së për kryeparlamentar, Haziri nuk jep detaje, por thekson se situata ka ndryshuar dhe të gjitha duhet të diskutohen brenda tavolinës së bisedimeve me partinë fituese të zgjedhjeve.

    Për këtë arsye, zërat për rikthim të kryetarit të Kuvendit, nënkryetari i LDK-së, i cilëson si lojëra të fëmijëve dhe që nuk sjellin zhbllokimin e situatës.

    “S’kisha thanë me bërë lojën e fëmijëve. Këto vendime janë të rënda. Politikisht janë të përgjegjshme dhe nuk duhet me leju që partitë politike me bërë lojën e fëmijëve. Nëse është sjell një vendim është dashur me mendu mirë, qartë edhe drejt. Nëse sjellët një vendim në të ardhmen për lirimin e pozitës prapë duhet me u mendu mirë. Nuk shohë një debllokim të situatës në këtë mënyrë të zgjidhjes së problemeve”, thotë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!