Momentet e bukura janë ato që ngjyrosin kujtimet në çdo hap të jetës.
E tillë ka qenë edhe kjo ditë për fëmijët e Tiranës, të cilët kanë marrë dhurata të shumta këtë fundvit.
Qendra kombëtare e jetimëve ka surprizuar vogëlushët me dhuratat e ndara nga Babagjyshi i Vitit të Ri.
Nuk kanë munguar animatorët të cilët sollën edhe më shumë gëzim.
Iniciatori i nismës, avokati Enea Cena është nderuar me një certifikatë të veçantë
“Vetëm arsim, arsim dhe arsim. Nëse do kemi një arsim të mirë normalisht do të kemi një të ardhme të mirë ose siç themi ne avokatët sa më shumë arsim aq më pak burgje. Gëzuar 2020”, ka deklaruar Cena.
Shoqata kombëtare operon në Shqipëri prej 28 vitesh dhe synimi i saj është të ndihmojë fëmijët në nevojë. /Ora News.tv/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.