Një pjesë e Qendrës së Prishtinës është pa energji elektrike që nga ora 13:00 e ditës së sotme.
Banorët e ndërtesave dhe shtëpive që janë pa energji elektrike, kanë tentuar që tërë ditën të marrin një informacion zyrtar për mungesën e energjisë, e kanë pasur problem që të kontaktojnë zyrtarët e KEDS-it.
Në një rast banorëve u është thënë se ende nuk e dinë se ku është defekti që ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike. Kurse sipas disa informatave, është djegur trafo e rrymës, ndërsa zyrtarë të KEDS-it nuk ka dal në vendin e ngjarjes, duke pohuar se nuk i kanë çelësat e trafosë.
Banorët e ndërtesave që nuk kanë rrymë, janë detyruar të largohen nga banesat për shkak se ngrohen e rrymë, dhe në temperaturat shumë të ulëta që kanë përfshi vendin, e kishin të pamundur që të rrinin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.