×
  • Lajme
  • Lajme

    Frashër Krasniqi: Kurti ia ndërroi VV-së statutin për ta përjetësuar veten si kryetar

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 22:54

    Frashër Krasniqi, nga Partia Socialdemokrate ka komentuar ndryshimin e statutit të ish partisë së tij, VV-së, i cili ia lejon Albin Kurtit që të jetë edhe kryetar i partisë, edhe kryeministër.


    Krasniqi ka shkruar në Facebook, se VV ka ndryshuar statutin për t’iu lejuar Albin Kurtit të jetë kryetar i partisë dhe kryeministër bëhet sepse, sipas tij, në VV ‘lideri është suprem’, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Partia populliste nuk njeh norma ligjore as dokumente kushtetuese. Lideri është suprem. Prandaj statuti e kushtetutat ndërrohen sipas nevojës së kryetarit.

    Sot z. Kurti ia ndërroi partisë statutin për ta përjetësuar veten si kryetar. Hapi i parë drejt njësimit të partisë me shtetin. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/frasherkrasniqi/posts/10222281084202493

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!