Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ndërsa ka folur për raportet me VV-në, ka deklaruar se ka ndryshuar raporti, pasi është bërë konstituimi i një pozicioni, është zgjedhur kryetari i Kuvendit.
Ai ka thënë se varet nga VV-së se si do të veprohet tutje.
“Nuk kemi kurrfarë motive, varet nga Kurti dhe VV se me çka na bindin në bisedime për ta finaliuzuar procesin, që do të thotë me pas qeveri. Ne jemi në një raport të ri politik, dhe rrethanë të re politike. Nëse munden pa neve me bërë qeveri, ne e kemi pozicionin e opozitës”, ka deklaruar Haziri në T7, shkruan Reporteri.net.
Haziri ka pohuar se VV duhet me dhanë përgjigje dhe skenar të qartë.
“VV i di të gjitha opsionet në tavolinë”, ka deklaruar Haziri.
Ai ka thënë se mezi po pret ta dëgjoj ofertën e Kurtit që do të ishte e pranueshme për LDK-në.
“Është në përgjegjësinë e tij politike dhe shpatullën e tij rezultati i 6 tetorit”, ka deklaruar Haziri. /Reporteri.net/.