×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër muajt e parë në Kosovë, ambasadori britanik tregon përshtypjet

    Reporteri
    31 Dhjetor 2019 | 14:01

    Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka treguar përshtypjet e para në 4 muajt fillestarë në Kosovë.


    Ambasadori britanik e ka vlerësuar Kosovën si vend me shumë potencial dhe me njerëz mikpritës.

    Ndeshjen mes Kosovës e Anglisë, Abott e vlerëson si kujtimin më të veçantë të tij deri më tani.

    “Gjatë kësaj sezone festive do të dëshiroja të ndaja me ju disa mendime dhe përshtypje nga katër muajt e parë në Kosovë. Ky është një vend me plotë jetë, i ri dhe me shumë potencial. Jam shumë falënderues për mikpritjen e ngrohtë që unë dhe familja ime kemi pranuar këtu.

    Ka qenë kënaqësi dhe privilegj të kaloj kohë me burrat dhe gratë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë muajve të kaluar. Ata përfaqësojnë më të mirët e Kosovës: profesionistë, të aftë dhe nga të gjitha komunitetet. Pjesëtarët e FSK-së kanë qenë ndër të parët që kanë ndihmuar ata në nevojë për shpëtim dhe asistencë pas termetit në Shqipëri muajin e kaluar. Aftësia dhe guximi i tyre është vlerësuar me të drejtë. Ne do të vazhdojmë të përkrahim FSK-në me asistencë dhe trajnime edhe në vitin 2020.

    Në tetor LSM Sophie, Kontesha e ka vizituar Kosovën, ku u takua me të mbijetuarit e dhunës seksuale në konflikt, duke theksuar rëndësinë e kësaj çështje. Në javët e kaluara ne kemi ndëgjuar për raste të dhimbshme të stigmës që po vazhdon të ndikojë te viktimat e pafajshme, edhe brenda familjeve të tyre. Është koha që të gjithë ne t’a ngrisim zërin për të drejtat dhe dinjitetin e viktimave të këtyre krimeve të tmerrshme, të ju ofrojmë përkrahje, solidaritet dhe t’i pranojmë ata.

    Vikendi kur është mbajtur ndeshja e futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë në nëntor, do të jetë përgjithmonë një kujtim i veçantë për mua. Ngrohtësia e mikpritjes për tifozët Anglezë ishte më e mira që ata kanë pranuar kudo në botë, dhe unë ende ndihem shumë i privilegjuar që kam pasur mundësinë t’a përjetoj si Ambasador Britanik këtu. Pavarësisht rezultatit të lojës, kjo ngjarje ka ripërtërirë afërsinë në mes dy vendeve tona.

    Përderisa i afrohemi fundit të vitit 2019, unë dua të ju uroj vitin e ri 2020, me gëzime dhe prosperitet” shkruan ambasadori Abott.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!