Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, përmes një shkrimi në facebook, ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike në komunën që ai e drejton.
Elezaj ka thënë se 700 shtëpi kanë mbetur pa shtëpi dhe se kjo është e papranueshme për ta.
Në natën më të rëndësishme të vitit, rreth 700 shtëpi në Komunën tonë nuk kanë furnizim me energji elektrike.
Është tërësisht e papranueshme dhe jo e drejtë kjo gjendje kur dihet edhe përgjegjshmëria e qytetarëve ndaj KEDS-it (në paguarjen e faturave të kërkuara).
I kuptoj të gjitha pakënaqësitë e shprehura të qytetarëve.
Shpreha pakënaqësinë për gjendjen e krijuar edhe në komunikim me drejtorin ekzekutiv të KEDS në Kosovë z. Alper Erbas.
Kerkova nga ai angazhim maksimal për rikthim sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.