×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet një banesë në Prishtinë

    Reporteri
    31 Dhjetor 2019 | 20:26

    Një banesë është djegur para pak minutave në lagjen Dardania në Prishtinë.


    Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zeka.

    “Janë djegur disa mbeturina, nuk e di a kanë qenë e qëllimshme apo me mjete piroteknike, nuk e di. Nuk ka dëme, nuk ka të lënduar. Vetëm është tymosë objekti dhe qytetarët kanë shpëtuar”, ka thënë Zeka.

    Kujtojmë se komuna e Prishtinës, pati njoftuar ditë më parë se ata që përdorin mjete piroteknike do të gjobiten me 100 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!