×
  • Lajme
  • Lajme

    I thanë se e kanë larguar nga partia, kështu reagoi në kamerë të fshehtë Blerta Deliu-Kodra

    Reporteri
    31 Dhjetor 2019 | 20:35

    Në emisionin Frontal në Televizionin T7 sot keni pasur mundësinë që në emisionin e fundit për këtë vit të ndiqni edhe rubrikën e kamerës së fshehtë.


    Këtë herë protagoniste e kamerës së fshehtë ka qenë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra.

    Deliu, deputete e PDK-së është ftuar si mysafire për të diskutuar rreth rolit të grave në Kuvendin e Kosovës, por në ndërkohë redaksia ka marrë vesh për një takim të kryesisë së partisë.

    Gjatë emisionit, përmes një lidhje direkte me Avni Bytyqin, këshilltar i Kadri Veselit, Deliu merr lajmin se e kanë larguar nga partia. Deliu nuk e din se është kamerë e fshehtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!