×
  • Lajme
  • Lajme

    Orari i linjave të autobusëve urban për sonte në natën e dytë festive

    Reporteri
    01 Janar 2020 | 10:51

    Trafiku Urban i Prishtinës ka njoftuar se për shkak të atmosferës festive dhe programit “Prite N’shesh” të organizuar nga Komuna e Prishtinës, autobusët e linjave qe përshkojnë qendrën, do të operojnë edhe sonte me orar të zgjatur.


    Për rrjedhojë sonte linjat 1, 3 dhe 4 do të operojnë prej orës 22:00 deri në orën 01:00.

    Qarkullimi më i shpeshtë i autobusëve çdo 15 minuta do të bëhet deri në orën 24:00 ndërsa më pas deri në orën 01:00 autobusët e tri linjave kryesore të qytetit do të shfaqen nëpër pritore çdo 20 minuta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!