Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale, pas mesnatës, i ka vizituar të gjitha shërbimet emergjente dhe të sigurisë në Malishevë, të cilët i ka falënderuar për punën dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve, edhe gjatë ndërrimit të moteve.
Berisha i ka vizituar zyrtarët policorë në stacionin policor në Malishevë, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.
Ndërkaq, bazuar në të dhënat nga shërbimet e emergjencës, përkatësisht në QKMF dhe në Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, deri në ora 02:00 të mëngjesit, si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike, pesë persona me lëndime të lehta sipërfaqësore, kanë kërkuar ndihmë në QKMF, me lëndime të lehta, si dhe janë shkaktuar dy zjarre, një në Malishevë dhe një në fshatin Vërmicë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.