Gjuajtjet me armë zjarri shpesh kanë qenë fatale. Ka raste të ndryshme kur plumbat qorr u kanë marrë jetën qytetarëve.
Një gjuajtje me armë zjarri mbrëmë për natën e vitit tëri, mund të kishte përfunduar me fatalitet edhe për një familje në Prishtinë.
Një qytetar ka treguar se si një plumb qorr ka përfunduar në shtëpinë e tij, por që fatmirësisht nuk ka lënduar ndonjë familjar të tij.
“Ky plumb mbrëmë ka depërtu brenda shtëpise time. Për krejt ju që festoni me armë, lus zotin këta plumba të ju kthehen në shtëpitë tuaja. Amin.”, ka shkruar qytetari i cili ka shprehur shqetësimin e tij, shkruan Reporteri.net.
Ai ka publikuar foto, ku shihet si ka goditur një derë brenda shtëpisë së tij. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.