Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka premtuar se ura do të hapet vitin e ardhshëm.
Sipas Bahtirit, nuk ka asnjë arsye që kjo të mos ndodhë, meqenëse siç thotë janë plotësuar të gjitha kushtet.
“Në 2020’ën do të hapet ura, pra besojmë që do të ndodhë kjo. S’ka asnjë arsye pse mos me ndodh. Të gjitha kushtet janë pjekur, normalizimi i situatës është krijuar, ura ka përfunduar në aspektin e rivitalizimit, pastaj qytetarët e kanë kuptuar se ura nuk do të jetë vijë ndarëse për të dalë jashtë shtetit, por se do të jetë urë lidhëse. Qytetarët janë të lirë të lëvizin, mund të dalin të pijnë kafe mes vete”, ka thënë Bahtiri për Express.
I pyetur nëse ne ceremoninë e hapjes së urës do të jetë e pranishme edhe këngëtarja me famë botërorë, Shakira, ai ka thënë se ky plan ka dështuar.
Madje, sot Bahtiri ka thënë se ardhja e saj në Kosovë ka qenë ide e ndërkombëtarëve.
“Shakira ka përfunduar. S’ka qenë nga unë po ka qenë nga ndërkombëtarët dhe unë e kam përkrahë këtë ide, meqenëse do kishin thënë se do të bëhej hapja e urës përmes një njeriu të madh botëror. Nuk ka lidhje me Shakira, ka lidhje me normalizimin e situatës e jo me ceremoni”, ka thënë Bahtiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.