10 bebeve të para të vitit 2020, Kryeministri Edi Rama u shpërndau personalisht bonusin e bebes.
40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 për të dytin e kështu me radhë, çeku me vlerën e shumëfishuar ndjeshëm, që u aplikua fillimisht në vitin 2019, ishte forma e qeverisë për të rritur lindshmërinë në radhët e shqiptarëve përkundrejt statistikave gjithnjë e në rritje për plakjen e popullsisë apo largimin masiv të saj.
“Fëmija i pestë? Ky e ka 120000 lekë, është një bos…”, tha Kryeministri Rama, ndërsa tha se çekun duhet ta tërheqin nënat dhe jo baballarët, siç ndodh përgjithësisht.
Ndër fëmijët që përfituan çekun nga Kryeministri ishin dhe ata të lindur pak minuta para mesnate.
371 871 familje përfituan nga bonusi i bebes gjatë vitit 2019.
Megjithatë rreth mijë prej tyre janë të lindur jashtë territorit shqiptar. Gjatë vitit 2020, edhe materniteti “Mbretëresha Xheraldinë” do të rikonstruktohet, pas dëmtimeve të dy tërmeteve të fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.