Granit Paçarizit të cilit presidenti i vendit, Hashim Thaçi i fali një vit nga dënimi i tij, për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.
Rasti i Paçarizit kishte të bënte me një përleshje në korrik të vitit 2013, në ëmbëltoren, “Te Jupa” në Prizren. Për këtë përleshje Paçarizi ishtë dënaur edhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa kishte pasur edhe të plagosur
Në një seancë dëgjimore, Paçarizi në dëshmin e tij kishte mohuar se kishte gjuajtur me armë zjarri ndaj disa personave që patentohej se e kishin sulmuar. Ai ia kishte lënë fajin për të shtënat me armë nipit të tij.
Për këto vepra në korrik të vitit 2017, Gjykata Themelore në Ferizaj, ia kishte shqiptuar Granit Paçarizit, dënimin me burg në kohëzgjatje prej 2 vjet e gjashtë muaj.
Ndërsa, presidenti Thaçi përmes një dekreti qe kishte marrë më 21 nëntor të vitit që sapo lamë pas, Granit Paçarizit i ka falur një 1 vit dënim.
Përveç, Paçarizit presidenti Thaçi ka falur edhe dy persona të tjerë, Nazmi Mujota dhe Arlind Latifi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.