Faton Abdullahu, ish-këshilltar i Isa Mustafës, ka kritikuar VV-në e LDK-në për mosbërjen e qeverisë së re, duke thënë se mosmarrëveshjet mes këtyre dy partive po i shkaktojnë dëm vetës.
Avdullahu paralajmëron këto dy se qytetari ua dha votën, dhe nëse vazhdojnë kështu do t’ua marrë mundësinë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Duhet shumë moral politik e vetëdije shtetndërtuese që të merreni vesh.
Së pari do të duhej që ta kuptoni se mospajtimi ndërmjet jush po i shkakton dëm krejt Kosovës. Por ju keni kuptuar diçka tjetër, që po ju konvenon. Ju e keni kuptuar se kalimi i kohës nuk po e rrezikon atë që keni fituar, por po e shton mundësinë që ta fitoni pa mund atë që nuk e keni fituar me vota.
Që krejt kjo marrëzi e juaj të mos kuptohet kështu si e thash unë, ju e keni perfeksionuar me urgjencë zejen e akuzës së ndërsjellë. Sa më të suksesshëm në akuza ndaj njëri tjetrit, aq më shumë po e zgjatni kohën brenda të cilës ju rritni gjasat të fitoni më shumë.
Aq po jau u nin juve që Kosova dhe krej qytetarët po humbin. Ju e dini që keni fituar, prandaj s’po ju ngutet, vetëm që të fitoni më shumë. Si sot si nesër mundësitë nuk ua merr askush, kalimi i kohës po ua rrit ato.
Qytetari ua dha votën, nëse vazhdoni kështu ai duhet tua marr mundësinë, por ju jeni bindur si duket se kjo është e pamundur.
Sa shpejt u bëtë të pa marrun vesh e kërkoni që qytetari t’i marr vesh mosmarrëveshjet e juaja. /Reporteri.net/.
https://www.facebook.com/faton.abdullahu.9/posts/2948509538513879