×
  • Lajme
  • Lajme

    Urimet përmes kartolinave, të harruara

    Reporteri
    02 Janar 2020 | 11:31

    Shumë porosi kanë arritur në vend, e të tjera kanë për destinacion shtetet jashtë Kosovës.


    Por në mesin e dhjetëra porosive, rrallëkund gjinden kartolinat.

    Këto të fundit që dikur paraqisnin një ndër mjetet e pakta të komunikimit, sot mezi dallohen në hapësirat e shërbimeve postare.

    Por sipas Agron Ruhani, koordinator i postës ndërkombëtare në Postën e Kosovës thotë që ishin vitet e ‘80ta atëherë kur shfrytëzimi i kësaj mundësie ishte i domosdoshëm.

    Mijëra kartolina dorëzoheshin për t’u shpërndarë tutje brenda e jashtë Kosovës, transmeton T7.

    E ato që i mbulon pluhuri i historisë, në fundvit aktualizohen përsëri, por tani në një masë shumë më të vogël.

    Qytetarët të cilët gjatë tërë vitit iu kanë përshtatur zhvillimit të teknologjisë, për festa të fundvitit nostalgjia i kthen në kohë.

    E zakonisht të gjitha kartolinat kanë për destinacionin Gjermaninë e Zvicrën, atje ku qëndrojnë shumica e bashkatdhetarëve tanë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!