Pas aksidentit të rëndë me 2 viktima që ndodhi pasditen e së enjtes në Tiranë, policia ka njoftuar arrestimin e Edmond Muratit 36 vjeç dhe Etjon Lazrit, 31 vjeç, të dy banues në Tiranë. Arrestimi në flagrancë u krye pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.
Sipas policisë rreth orës 15.00 në rrugën “Xhanfize Keko” Edmond Murati ka qenë duke drejtuar automjetin tip Volksëagen me targa AA 758 YZ i cili ka qenë duke udhëtuar nga Porcelani në drejtim të sheshit “Shtraus”.
Ai është përplasur me automjetin tip Volkswagen me ngjyrë gri me targa AA 544 SX e drejtuar nga shtetasi Etjon Lazri ku si pasojë e përplasjes automjeti me targa AA544SX ka aksidentuar këmbësorët Erion Balla 36 vjec nga Rresheni, Mirdite dhe Hidajete Salliu 72 vjece banuese ne Tirane që kanë humbur jetën në vend.
“Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve E. M dhe E. L për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.