×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri për Kurtin: Po sillet e pshtillet dhe nuk po e formon qeverinë

    Reporteri
    04 Janar 2020 | 20:25

    Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së, ka komentuar situatën e fundit politike të krijuar në Kosovë, me ngecjen e bisedimeve mes LDK-së e VV-së për formimin e koalicionit.


    Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se lideri i VV-së, Albin Kurti po zvarrit formimin e Qeverisë.

    Sipas tij është e papranueshme që një person që deri dje ka folur për parime politike, sot për një qeveri më shumë ose më pak, e mban pezull një vend.

    Postimi i plotë i tij:

    Po bëhen 3 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve dhe ende Albin Kurti sillet e pshtillet dhe nuk e formon qeverinë. Është e papranushme, dikush që deri dje ka folur për parime politike, sot për një ministri më shumë a më pak me majt pezull një vend. Albin, Isa Mustafa nuk të jep pozitën e presidentit, keshtu që mos na humb kohë as neve e as vetit. Populli të votoi për me marr përgjegjësi jo me e majt ata pezull.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!