×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton luftëtarin Shaban Shala: Lum Atdheu që kishte burra si ai

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 9:50

    Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka përkujtuar luftëtarin e UÇK-së, Shaban Shala duke e cilësuar personazh të epokave më të ndritura të historisë së Kosovës.


    Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka thënë se Shala para luftës ishte në organizimet atdhetare qe i paraprinë themelimit të UÇK-së, ndërsa në luftë u shqua si organizator dhe prijës i saj.

    “I ndershëm, besnik dhe patriot i vërtetë, do vazhdonte kontributin e tij në ndërtimin e vendit, me theks të veçantë themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe FSK-së.Lum Atdheu që kishte burra si ai”, ka shkruar Haradinaj.

    Kryeministri në detyrë ka shtuar se 8 vjet më parë, Shaban Shala iu bashkua të vëllait dëshmor Bedriut e shumë bashkëluftetarëve të tjerë. Ai theksoi se ikja e tij nga kjo botë ka lënë zbrazëtirë të madhe në proceset shtetndërtuese, por duke mbetur përgjithmonë në kujtesën historike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!