×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Era e fortë rrëzon pemën e Krishtlindjes në qendër të Tiranës

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 16:06

    Pasditja e sotme është përfshirë nga një mot me stuhi dhe erë të fortë.


    Si pasojë, në qendër të kryeqytetit është rrëzuar edhe pema e Krishtlindjes.

    Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

    Era po ashtu ka shkatërruar edhe çadrat e disa lokaleve të improvizuara në qendër të kryeqytetit me rastin e festave të fundvitit, raporton oranews.

    Ndërkohë, menjëherë kanë shkuar shërbimet e mirëmbajtjes të bashkisë për të bërë pastrimin e zonës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!