×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e NISMA-s: Kurti “dhunën” për liri s’e donte, por pas lufte e nxiti ndër vite mes shqiptarëve

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 16:23

    Në një dokumentar të realizuar gjatë kohës së luftës në Kosovë, artistë e aktivistë të ndryshëm në Prishtinë flasin për luftën dhe paqen, dhe ajo çka bien në sy është një deklaratë e Albin Kurtit, liderit të VV-së dhe pretendentit për kryeministër të Kosovës.


    “Nuk do ta kapja kurrë një armë në dorë. E kam thënë se mes luftës dhe dorëzimit preferoj zgjidhjen pa dhunë”, thotë Kurti në dokumentar.

    Kjo deklaratë e para shumë vitesh e kreut të VV-së për të cilën raportuan sot mediat, ka ngjallur reagimin e Albulena Balaj-Halimi, e cila ka fituar sërish mandatin e deputetes nga NISMA në zgjedhjet e 6 tetorit.

    Balaj-Halimi e quan hipokrit Kurtin, duke thënë se gjatë luftës nuk e dëshironte “dhunën”, por pas përfundimit, sipas saj i njëjti nxiti dhunën mes shqiptarëve ndër vite, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Balaj-Halimaj:

    Nga kjo video kuptojmë shumë për karakterin hipokrit të Albin Kurtit.

    Përderisa gjatë luftës thoshte se nuk e dëshiron “dhunën” mes UÇK-së dhe Serbisë, pas luftës ndër vite ka nxitur dhunën mes shqiptarëve.

    Pra ai dhunën për liri nuk e donte por kur bëhej fjalë për përdorimin e dhunës për pushtet, jo vetëm nuk hezitonte por ishte në ballë të saj!

    Thoshte: “Nuk dëshiroj ta kap armën” ndërkohë që pa kapjen e armëve dhe pa derdhjen e gjakut nga bijat dhe bijtë më të mirë të këtij vendi, s’do të kishte ardhur liria!

    Krenar me të gjithë ata që rrokën armët dhe dhanë jetën apo gjymtyrët e trupit dhe e bënë të mundur që ne sot të jetojmë të lirë!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!